Protestuesit u përleshën sërish me policinë në disa shtete amerikane, për të katërtën ditë radhazi, lidhur me vrasjen e një afro-amerikani të paarmatosur gjatë një arrestimi nga policia në Minneapolis.
Qindra persona manifestuan jashtë Shtëpisë së Bardhë, duke kërkuar drejtësi për George Floyd. Shumë prej tyre mbanin në duar fotografi të të ndjerit, ndërsa brohorisnin fjalët e tij të fundit: “Nuk marr dot frymë”.
Nuk kanë munguar protestat edhe në vende si Minesota, Kaliforni dhe Nju Jork. Manifestuesit u përballën me ndërhyrjen e ashpër të policisë, teksa në disa zona dogjën godina dhe automjete.
Në Atlanta, ndërtesa të shumta u vandalizuan, përfshirë selinë e gjigandit mediatik, CNN.
Ngjarja ka ndezur zemërimin kundër policisë amerikane për vrasjet e njerëzve me ngjyrë. Një ish-polic i Mineapolis është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes lidhur me vdekjen e Floyd në komisariat.
Derek Chauvin është xhiruar teksa vendosi gjurin e tij te fyti i 46-vjeçarit me ngjyrë të hënën. Që prej publikimit të pamjeve, Chauvin dhe 3 policë të tjerë janë shkarkuar. Ata do të dalin para gjykatës së Mineapolis të hënën. Presidenti, Donald Trump, e ka përshkruar ngjarjen si të tmerrshme dhe njoftoi se ka biseduar me familjen e Floyd për t’i shprehur ngushëllimet e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.