×
  • Lajme
  • Botë

    Vdekjet në Amerikën Latine tejkalojnë shifrën mbi 150 mijë

    Reporteri
    16 Korrik 2020 | 9:05

    Në Amerikën Latine numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin tashmë ka tejkaluar shifrën prej 150,000, derisa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se shpërthimi i pandemisë pritet të arrijë kulmin në këtë rajon në muajin e ardhshëm.


    Vendi më keq i goditur deri tani është Brazili, ku afro 2 milionë njerëz janë të infektuar dhe më shumë se 75,000 njerëz kanë vdekur – që është vendi i dytë për nga numri i vdekjeve në botë, pas SHBA-së.

    Në ndërkohë, Peru – ku janë konfirmuar gati 340,000 raste – ka emëruar një Ministër të ri të Shëndetësisë për të trajtuar krizën e pandemisë, në rritje.

    Meksika dhe Kili gjithashtu po përpiqen të kontrollojnë pandeminë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!