Një burrë japonez i cili me qëllim kishte përhapur koronavirusin edhe tek njerëzit tjerë, pasi vetë kishte rezultuar pozitiv ka vdekur raporton agjensia e lajmeve Kyodo.
Burri 57 vjeçar jetonte në Gamagori, prefektura Aichi. Ai vdiq në spitalin ku ishte shtruar javë më parë, transmeton Reporteri.net.
Pacienti doli pozitiv me COVID – 19 në fillim të marsit. Ai ishte në repartin infektiv dhe mjekët rekomanduan izolimin e tij.
Në vend të kësaj, ai raportohet se shkoi në të paktën dy bare dhe vizitoi të afërmit, të cilët dolën gjithashtu pozitivë për virusin korona.
Më shumë se 1.500 njerëz janë infektuar me koronavirus në Japoni, gjersa 37 prej tyre kanë vdekur. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.