Hosni Mubarak, i cili kishte shërbyer si president i Egjiptit për gati 30 vjet dhe i cili ishte dhënë dorëheqje pas revolucionit popullor të vitit 2011, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.
Mubarak shërbeu si presidenti i katërt i Egjiptit nga viti 1981 dhe u largua nga pushteti përmes asaj që më vonë do të njihej si Pranvera Arabe.
Figura e tij është paksa e ndërlikuar në Egjipt. Pushteti i tij është karakterizuar me korrupsion, dhunë policore, shtypje politike dhe probleme të theksuara ekonomike.
Pasardhësi i tij, Mohamed Morsi, ishte rrëzuar nga pushteti përmes puçit ushtarak në vitin 2013.
Shumë figura besojnë se stili i qeverisjes së Mubarakut është trashëguar nga udhëheqësi i tanishëm i Egjiptit, Abdel Fatah al-Sisi./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.