Ka shkuar në 50 numri i viktimave që kanë humbur jetën në masakrën e sotme në Zelandë të Re.
Siç raporton Dailymail, plagëve nuk ka mundur t’u mbijetojë heroi i masakrës së sotme, i cili u mundua ta ndal sulmuesin monstruoz.
Naeem Rashid ka vdekur pasi ai u përpoq të luftojë me sulmuesin në xhaminë në Christchuch, pasi zbuloi se djali i tij ishte gjithashtu viktimë e të shtënave të tmerrshme.
Rashid u përpoq të mposhtte 28-vjeçari australian Brenton Tarrant, gjatë të shtënave, por u plagos rëndë, i cili u dërgua në spital, por që vdiq më vonë.
Më masakrën e sotme Rashid humbi djalin 21-vjeçar, Talha dhe po ashtu u vranë edhe vëllai dhe nipi i tij. Rashid ishte nga një qytet i Pakistanit, ku punonte në një bankë private, përpara se të shkonte në Christchurch për të punuar si mësues.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.