Ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare Momir Bullatoviq, ish-presidenti malazez.
Ai ka qenë president i Malit të Zi në kohën kur Jugosllavinë e mbetur pas ndarjes së Kroacisë, Sllovenisë, Bosnjës e Maqedonisë e drejtone Sllobodan Millosheviq, shkruan Reporteri.net.
Bullatoviq ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Millosheviqit, apo më saktë marionetë e tij.
Ai udhëheqi me Malin e Zi nga viti 1990-1998. Pas tetë vjetësh në pushtet ai humbi zgjedhjet presidenciale nga ish-bashkëpunëtori dhe kryeministri Milo Gjukanoviq. /Reporteri.net/.