×
  • Lajme
  • Botë

    Vdes Ivana Trump, ish-bashkëshortja e Donald Trump

    Reporteri
    14 Korrik 2022 | 21:56

    Ivana Trump, ish-bashkëshortja e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka vdekur sot në moshën 73-vjeçare.

    “Nëna jonë ishte një grua e jashtëzakonshme – një forcë në biznes, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese dhe nënë dhe mike e kujdesshme”, tha familja Trump në një deklaratë.

    “Ivana Trump ishte një e mbijetuar. Ajo iku nga komunizmi dhe përqafoi këtë vend. Ajo i mësoi fëmijët e saj për guximin dhe ashpërsinë, dhembshurinë dhe vendosmërinë,” tha familja.

    “Ajo do t’i mungojë shumë tre fëmijëve dhe dhjetë nipërve të saj”, raporton abcnews.

    Ivana Trump ishte gruaja e parë e Donald Trump. Ata kishin tre fëmijë së bashku: Donald Jr., Ivanka dhe Eric Trump.

    Ivana Trump, e cila u rrit nën sundimin komunist në ish-Çekosllovaki, u martua me Donald Trump në 1977.

    Çifti u divorcua në vitin 1992.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!