×
  • Lajme
  • Botë

    Vdes në moshën 108 vjeçare berberi më i vjetër në botë

    Reporteri
    27 Shtator 2019 | 22:13

    Një berber Italo-amerikan ka hyrë në rekordet Guiness si ‘figaro’ më i vjetër në botë. Ai ka vdekur në moshën 108 vjeçare në shtëpinë e tij në New Windsor, rreth 80 km nga New Yorku.


    I emigruar në SHBA pikërisht 100 vite më parë, Anthony Mancinelli kishte filluar të priste flokët në moshën 12 vjeçare dhe vetëm në korrikun e kaluar ai kishte shkuar në pension.

    Mancinelli kishte lindur në 2 mars të 1911 në Montemilone, në provincën e Potenza. Ai mbërriti në Amerikë në 1919 dhe u vendos në Hudson.

    Në 1923, kur kishte filluar të priste flokët me kohë të plotë një qethje kushtonte 25 cent, ndërsa klientëve të fundit në Fantastic Cuts të New Windsor Anthony ai u merrte 19 dollarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!