Mediet në Ugandë kanë raportuar se aktorja e re, Nikita pearl, ka vdekur në moshën 15-vjeçare. Ajo vuante nga tumori në tru.
Vajza ishte bërë e njohur me rolin që e kishte në filmin “Mbretëresha e Katwe-s”, i cili ishte i bazuar në një ngjarje të vërtetë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Aktorja ishte diagnostikuar me tumor në tru në vitin 2016. Drejtoresha e filmit ku kishte luajtur vajza i kishte mobilizuar shumë njerëz që të mblidhnin fonde për trajtimin e vajzës në Indi, sepse mjekët në Ugandë nuk i kishin mjetet e nevojshme.
Në vitin 2017, mjekët i kishin thënë se ajo është shëruar nga tumori, por vitin e kaluar u diagnostikua me një tumor tjetër, i cili doli të jetë fatal.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.