×
  • Lajme
  • Botë

    Vdes në moshën 95 vjeçare, ish-presidenti i Zimbabwes Robert Mugabe

    Reporteri
    06 Shtator 2019 | 8:04

    Ih-presidenti i Zimbabwes, Robert Mugabe ka vdekur sot në moshën 95 vjeçare.


    Mugabe ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të rëndë me të cilën kishte luftuar për një kohë të gjatë.

    Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar në Twitter edhe presidenti aktual i Zimbabwes, Emmerson Dambuzdo, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

    “Është lajmi më i vështirë qe po e jap” , ka shkruar Dambuzdo.

    Mugabe kishte qenë presidenti i parë i Zimbabwes pas pavarësisë.

    Robert Mugabe kishte lindur më 21 shkurt të vitit 1924 në Rhodesia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!