×
  • Lajme
  • Botë

    Vdes në moshën 97-vjeçare Presidenti i parë i Zambisë

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 23:09

    Ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare, Kenneth Kaunda, presidenti i parë i Zambisë dhe një nga të fundit në brezin e udhëheqësve afrikanë që luftuan kolonializmin.


    Kaunda tri ditë më parë u shtrua në një spital ushtarak në kryeqytetin, Lusaka sepse vuante nga pneumonia dhe u tha se nuk ishte i infektuar me COVID-19.

    Në vitet 1950, Kaunda ishte një figurë kryesore e lëvizjes për pavarësinë e Rodezisë Veriore nga Britania.

    Ai u president pas pavarësisë në vitin 1964, raporton BBC.

    Si kreu i Partisë së Bashkuar të Pavarësisë Kombëtare me prirje të majtë, Kaunda më pas udhëhoqi vendin disa dekada përmes një sundimi njëpartiak.

    Ai dha dorëheqjen pasi humbi zgjedhjet shumëpartiake në vitin 1991.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!