Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Mitropoliti Amfilohije, vdiq mëngjesin e së premtes ka njoftuar Mitropolia e Malit të Zi dhe Bregdetit.
Amfilohije ishte infektuar me koronavirus dhe ishte shtrirë në spital që në fillim të muajit tetor.
Amifilohije ishte 82 vjeç dhe vdiq në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë.
Në vitet e fundit të jetës së tij, kryepeshkopi nuk ndalte me deklarata kundër Kosovës, shkruan Reporteri.
Vetëm disa javë para vdekjes ai deklaronte se është koha që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.
“Do të kthemi në Kosovë, është toka e jonë, ajo Ushtri është e përkohshme, do ta shuajmë”, deklaronte ai.
Në një dalje publike, ai tha se “ata që kanë harruar Car Llazarin (princi serb që u vra në Betejën e Kosovës) tashmë janë të mallkuar nga Zoti. Ka ardhur koha me bekimin e tij që të kthehemi përsëri në Kosovë”, deklaronte ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.