Familja mendonte se po digjte të afërmin e saj të vdekur nga koronavirusi, por në fund u kremua kufoma e gabuar.
Ngjarja ndodhi në Britaninë e Madhe, ku familjarët e të ndjerit, në pritje të funeralit, qanin mbi urnën e dikujt tjetër. Gabimi u zbulua kur personat në fjalë u thirrën sërish për kremimin, këtë radhë të njeriut të duhur. Aty u kuptua çfarë kishte ndodhur. Për ngjarjen ka nisur tashmë një hetim.
“Gabimet e kësaj natyre janë ekstremisht të rralla, por kur ndodhin është thelbësore të bëhet c`është e mundur për tu siguruar që të mos ndodhë më”, u shfajësuan përgjegjësit e kompanisë funerale.
Mbretëria e Bashkuar është e pesta në botë sa i përket numrit të të infektuarve me koronavirus: mbi 312,000 dhe e para në Evropë për nga numri i viktimave: mbi 43,600. Kërcënimi i një vale të dytë dhe ai i mbylljes për herë të dytë, e ka ulur entuziazmin që po ndjenin britanikët për heqjen e masave izoluese. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.