×
  • Lajme
  • Botë

    Vdes një 3 vjeçare nga koronavirusi në Belgjikë

    Reporteri
    24 Korrik 2020 | 14:50

    Një vajzë 3-vjeçare vdiq sot nga koronavirusi në Belgjikë, duke u bërë viktma më e re e Covid e regjistruar në vend.


    Sipas autoriteteve, numri i vdekjeve në Belgjikë është në rritje: mesatarisht tre në ditë në javën e kaluar.

    Që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë, në vend totali i infeksioneve është rritur në 64.847 raste kurse numri i përgjithshëm I vdekjeve ka shkuar në 9812. Provinca e Antwerp ka numrin më të madh të rasteve të infeksionit.

    Belgjika do të zbatojë kufizime të reja për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Kryeministrja Sophie Wilmès gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme tha se këto masa po merren ngaqë numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm.

    Nga e shtuna më datë 25 korrik, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme në më shumë vende publike, siç janë tregjet dhe ndërtesat publike.

    Gjithashtu ora e mbylljes së dyqaneve gjatë orarit të natës do të jetë në orën 10:00, por ora e mbylljes për kafenetë dhe baret mbetet e pandryshuar.

    Klientëve në restorante, kafene dhe bare do t’ju kërkohet të lënë një adresë e-mail ose një numër telefoni. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!