×
  • Lajme
  • Botë / Detaje

    Vdes një nga fëmijët që u plagos nga 12-vjeçari në një shkollë në Finlandë

    Reporteri
    02 Prill 2024 | 13:03

    Policia organizoi një konferencë për shtyp për të shtënat në shkollën Viertola në Vantaa mëngjesin e së martës, përcjell Reporteri.net.

    Sipas policisë, një nga fëmijet ka vdekur menjëherë, ndërsa dy viktima të tjera kanë mbetur të plagosur rëndë.

    I dyshuari është një nxënës 12-vjeçar i klasës së gjashtë në shkollën Viertola, i cili edhe u arrestua pak pas ngjarjes tragjike.

    Viktimat ishin shokët e tij të klasës.

    Sipas hetimeve të policisë, nuk ka të dhëna se një veprim i tillë ishte planifikuar. Ai gjithashtu nuk ka precedentë të mëparshëm penalë.

    Policia do të marrë në pyetje të dyshuarin gjatë ditës së sotme dhe më pas do t’ia dorëzojë organeve sociale. Në Finlandë, një person nën 15 vjeç nuk mund të burgoset, sepse fëmija nuk është penalisht përgjegjës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!