Mjekët holandezë kanë njoftuar se sot ka ardhur deri te rasti i parë me vdekje të një pacienteje e cila ishte ri-infektuar me coronavirus, që gjithashtu konsiderohet edhe si rasti i parë në botë.
Bëhet fjalë për një grua të moshës 89-vjeçe, e cila ishte prekur dy herë nga COVID-19 dhe javë të tëra i kishte kaluar duke u hospitalizuar.
Sistemi imunitar i gruas që ndërroi jetë ishte goditur rëndë nga një lloj i rrallë i kancerit.
Ajo ishte pranuar në spital dy muaj më parë me simptoma të gripit, por pasi ishte shëruar e kanë rikthyer në shtëpi.
Pas 59 ditëve rifilloi kimioterapinë, por aty sërish u infektua me coronavirusi.
Kur është testuar për antitrupa, është konstatuar se ajo nuk i ka dhe dy javë më vonë ndërroi jetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.