Është shënuar dhe vdekja e parë e një presidenti të infektuar me Coronavirus.
Mësohet se presidenti i Burundit, Pierre Nkurunziza, ka ndërruar jetë për shkak të coronavirusit. Kështu janë shprehur mjekët e spitalit ku kreu i shtetit afrikan ishte i shtruar. Por, qeveria ka njoftuar se Presidenti vdiq për shkak të një ataku në zemër.
Një burim nga spitali ku vdiq Nkurunziza tha për mediat se Presidenti kishte probleme të rënda me frymëmarrjen prej ditësh dhe kreu i Shëndetit Publik të Burundit kishte kërkuar që i vetmi ventilator dhe i gjithë shërbimi reanimator të ishin në dispozicion të Presidentit. Dyshimet se Kreu i Shtetit ishte prekur nga Covid-19 ishin të mëdha pasi gruaja e tij u shtrua në spital në fund të muajit maj me virusin e ri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.