Princesha e Kamboxhias, Norodom Bopha Devi, e cila më parë ka shërbyer edhe si ministre e kulturës dhe njihej si shpëtimtare e vallëzimit tradicional, Apsara, ka vdekur sot në moshën 76-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e princeshës e bëri të ditur Pallati Mbretëror i këtij vendi aziatik. Zyrtarët e pallatit thanë se princesha vdiq nga shkaqet natyrore në një spital në Tajlandë.
E bija e mbretit të ndjerë, Norodom Sihanouk, dhe motra e mbretit të tanishëm, Norodom Sihamoni, princesha Bopha Devi në moshë të re ishte bërë valltare e baletit kamboxhian, i cili ishte simbol i zbavitjes për shtresën mbretërore.
Pas rënies nga pushteti të diktatorit Rouge dhe përfundimit të një lufte civile që zgjati një dekadë, ajo shërbeu si ministre e kulturës dhe arteve të bukura nga viti 1998 deri në vitin 2004.
Princi Sisowath Thomico, e vlerësoi lart kontributin e princeshës së ndjerë për mbrojtjen e baletit tradicional. Ai tha se falë përkushtimit dhe punës së princeshës, ky lloj baleti është pjesë e trashëgimisë botërore, shkruan “Reuters”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.