Rafi Eitan, ish-agjenti i shërbimit sekret të Izraelit, i cili e kishte gjetur dhe e kishte zënë nazistin Adolf Eichmann, ka vdekur në moshën 92 vjeçare.
Eitan e kishte udhëhequr një ekip prej tetë personash, të cilët kishin udhëtuar në Argjentinë në vitin 1960. Ky ekip e kishte arrestuar në mënyrë sekrete nazistin Eichmann dhe e kishin dërguar atë në Izrael për ta gjykuar.
Ai vlerësohet si një nga baballarët e shërbimit izraelit të inteligjencës.
Eichmann ishte një nga arkitektët kryesorë të Holokaustit, vrasjes masive dhe sistematike të gjashtë milionë hebrejve nga Gjermania naziste. Ai ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me vdekje me varje në litar në vitin 1962.
Shërbimi sekret izraelit, Mossad, ishte njoftuar nga një prokuror i Gjermanisë Perëndimore se Adolf Eichmann është gjallë dhe është duke u fshehur në Argjentinë.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Eitan është një nga heronjtë e inteligjencës izraelite dhe se ai ishte shok i ngushtë i tij.
Eitan u lind në Palestinë në vitin 1926, ndërsa familja e tij e ka prejardhjen nga Rusia. Ai është rritur në Ramat Hasahron që ndodhet në veri të Tel Avivit, shkruan “BBC”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.