×
  • Lajme
  • Botë

    Vdesin disa emigrantë që ishin nisur për në Mbretërinë e Bashkuar, u fundoset varka

    Reporteri
    24 Nëntor 2021 | 17:20

    Disa emigrantë të nisur për në Mbretërinë e Bashkuar janë mbytur në Kanalin pranë Calais pasi varka e tyre u fundos, ka thënë qeveria franceze.

    Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar pasi një peshkatar dha alarmin, tha një zëdhënës i rojës bregdetare franceze.

    Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme franceze të raportuar nga agjencia e lajmeve AFP, pesë persona të tjerë u nxirren pa ndjenja nga uji, shkruan BBC.

    Të hënën, numri i emigrantëve që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar me anije këtë vit tejkaloi më shumë se trefishin e totalit të vitit 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!