×
  • Lajme
  • Botë

    Vdesin disa policë pranë kufirit të Kenias me Somalinë pasi bomba godet makinën e tyre

    Reporteri
    16 Qershor 2019 | 8:57

    Disa policë kanë humbur jetën pranë kufirit të Kenias me Somalinë të shtunën, si pasojë e goditjes së automjetit të tyre nga një bombë, që ishte vendour në atë të rrugës.


    Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i policisë transmeton Reuters.

    Për dulmin askush nuk ka marrë përgjegjësi, por kryengritësit somalezë islamikë kryejnë sulme të shpeshta ndaj forcave keniane të sigurisë.

    Kryengritësit e Somalisë ‘Al Shabaab’ morën përgjegjësinë të premten për rrëmbimin e tre rezervistëve të policisë keniane nga Wajiri, në Kenia verilindore pranë kufirit somalez.

    Forcat ushtarake keniane kanë zënë një pjesë të Somalisë jugore përgjatë kufirit të përbashkët të të dy vendeve që nga viti 2011. Kenianët, së bashku me milicinë aleate të Somalisë, kanë tërhequr mbrapsht kontrollin e territorit nga al Shabaab pas një vale rrëmbimesh në tokën keniane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!