×
  • Lajme
  • Botë

    Vdesin dy të rinj shqiptarë në Itali pasi përplasen nga vetura

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 10:59

    Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëgjesit të sotëm në Itali.


    Dy të rinj shqiptarë janë përplasur për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një vajzë 30 vjeçare.

    Ka qenë ora 03:00 e mëngjesit të sotëm kur dy të rinj shqiptarë të identifikuar si Ergi S., 20 vjeç dhe Xhulio K., 21 vjeç sapo kishin dalë nga një diskotekë në zonën e Piaçenzas në Itali, kur janë përplasur për vdekje nga një makinë Renault Twingo.

    Në timonin e makinës ishte një vajzë 30 vjeçe, që për motive ende të panjohura ka goditur me makinë e saj dy të rinjtë.

    Për dy të rinjtë shqiptarë nuk ka pasur asnjë shpresë se mund të shpëtonin edhe pse ndërhyrja ka qenë e shpejtë.

    Ndërsa makina bashkë me shoferen kanë përfunduar në një kanal në anë të rrugës.

    Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti tragjik./Syri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!