Ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jacques Delors, i cilësuar si arkitekt të Bashkimit modern Evropian, ka vdekur të mërkurën në moshën 98-vjeçare.
Ai ndihmoi në krijimin e tregut të vetëm evropian duke mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve të tjera, transmeton BBC.
Gjatë detyrës së tij si president mes viteve 1985-1995, Delors gjithashtu mundësoi përdorimin e monedhës evropiane, euros.
Ai shërbeu si president i Komisionit tre herë, më së gjati se kushdo tjetër. Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka lavdëruar Delorsin, i cili kishte shërbyer edhe si ministër i financave në qeverinë franceze mes viteve 1981-84.
Si socialist francez, ai ishte besimtar i madh i integrimit të pasluftës. Gjatë shërbimit të tij u arrit marrëveshja e Schengenit për udhëtime dhe programi për studentët Erasmus.
Pasi u largua nga posti në vitin 1995, Delors refuzoi të kandidonte për president të Francës, ani pse në sondazhe po printe ndjeshëm.
Ai në vitet e fundit kishte paralajmëruar për rrezikun që i kanoset Evropës nga populizmi, duke bërë thirrje për vendime më të ashpra pak para se të ndodhte BREXIT-i.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.