×
  • Lajme
  • Botë

    Vëllai i presidentit Trump në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrihet në spitalin e New York-ut

    Reporteri
    14 Gusht 2020 | 17:19

    Vëllai më i vogël i presidentit amerikan Donald Trump, Robert Trump, është shtrirë në spitalin e New York-ut.


    Sipas medieve të huaja, megjithëse shkaqet e gjendjes së tij ende nuk dihen, thuhet se i njëjti është në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Zëdhënësi për medie në Shtëpinë e Bardhë, Kayleigh McEnany, e konfirmoi lajmin për ABC News, dhe shtoi se presidenti si dhe vëllai i tij kanë marrëdhënie të ngushta mes vete, si dhe Trump do të jep detaje të mëtutjeshme më vonë.

    Ndërkohë, burimet i than ABC News, se presidenti i SHBA-së, do të vizitojë vëllanë e tij sot, megjithëse nuk ka ende diçka zyrtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!