Një stuhi e madhe pluhuri goditi të gjithë Mongolinë ditëve të kaluara para se të humbte intensitetin e saj sot, duke lënë të paktën 9 persona të vdekur dhe 12 të tjerë të zhdukur.
Shefi i marrëdhënieve të jashtme në Departamentin e Koordinimit dhe Bashkëpunimit të Politikave të Mongolisë, kolonel Ariunaa Chadraabal, në një bisedë telefonike për AA nga kryeqyteti Ulaanbaatar tha se stuhia e pluhurit filloi të shtunën.
“Së paku 586 persona u zhdukën, nga të cilët 565 janë gjetur. Stuhia e pluhurit filloi nga perëndimi drejt pjesës lindore të vendit”, tha Ariunaa.
Sipas zyrtarit, së paku 58 shtëpi tradicionale dhe 121 gardhe u dëmtuan nga stuhia.
Me një popullsi prej mbi 3,25 milionë banorë, Mongolia kufizohet me Kinën dhe Rusinë. Ka hapësira të mëdha, të ashpra dhe kulturë nomade.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.