×
  • Lajme
  • Botë / Verdikti i plotë

    Le Pen përjashtohet nga gara presidenciale e vitit 2027

    Reporteri
    31 Mars 2025 | 14:09

    Verdikti i plotë i një gjykate në Paris u miratua dhe Marine Le Pen është dënuar me pesë vjet ndalim për të kandiduar për poste publike, me efekt të menjëhershëm – duke e përjashtuar atë nga gara presidenciale e vitit 2027, raporton The Guardian.

    Gjykatësit gjithashtu ia dhanë asaj një dënim me katër vjet burgim – nga të cilat dy vjet me kusht – dhe një gjobë prej 100,000 eurosh.

    Ajo është pothuajse e sigurt se do të apelojë dhe dënimi me burg dhe gjoba nuk do të zbatohen derisa apelimet e saj të shqyrtohen.

    Kjo e ndërlikon jashtëzakonisht të ardhmën e saj politike dhe është, siç e quajti Guardian “një moment i madh në politikën franceze”.

    Kryetarja e trupit gjykues Bénédicte de Perthuis e shpjegoi vendimin, pak a shumë kështu: “Gjykata mori në konsideratë, përveç rrezikut të kryerjes së një vepre penale, edhe shqetësimin e madh të rendit publik nëse një person i dënuar tashmë… do të ishte kandidate në zgjedhjet presidenciale”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!