Rreth 40 për qind e sipërfaqes së përgjithshme të Grenlandës pësoi shkrirje të akullit gjatë të premtes. Besohet se sasia e akullit të shkrirë ka shkuar në dy miliardë tonë.
Përderisa Grenlanda është një ishull i madh e i mbushur me akull, është mjaft e pazakonshme që një sasi kaq e madhe e akullit të shkrihet në mesin e qershorit. Sezoni i shkrirjes së akullit në Grenlandë fillon zakonisht në qershor dhe mbaron në gusht, ndërsa sasia më e madhe e akullit shkrihet gjatë korrikut.
Sipas Thomas Motes, hulumtues shkencor në Universitetin e Georgias, kjo sasi e akullit të shkrirë është e pazakonshme, por ka ndodhur edhe në të kaluarën. “Është e krahasueshme me sasinë e shkrirjes në qershor të vitit 2012”, tha ai.
Sasia e madhe e akullit të shkrirë në këtë periudhë të hershme mund të jetë shenjë e keqe, duke e lënë të hapur mundësinë që gjatë këtij viti të shënohet rekord i ri për më së shumti akull të shkrirë.
Mote tha se këto shifra tregojnë që ky vit do të jetë periudhë negative e shkrirjes. Këtë parashikim e mbështeti edhe Jason Box, klimatolog që merret me studimin e ndryshimeve në Grenlandë. Ai tha: “Viti 2019 do të jetë periudhë e shkrirjes së madhe të akullit për Grenlandën”, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.