×
  • Lajme
  • Botë

    “Vetëm një sekondë, sa të bëj një selfie” – lideri që mori krejt vëmendjen në OKB

    Reporteri
    27 Shtator 2019 | 9:11

    Para fillimit të fjalimit të tij të parë para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të enjten (26 shtator), Presidenti 38-vjeçar i El Salvadorit, Nayib Bukele kërkoi nga të pranishmit të prisnin një sekondë, pastaj nxori telefonin e tij dhe shkrepi një selfie, transmeton Reporteri.net.


    “Më besoni, shumë më tepër njerëz do ta shohin këtë selfie sesa do ta dëgjojnë këtë fjalim,” shtoi Bukele para se të niste fjalimin e tij duke u ku bënte thirrje e Kombeve të Bashkuara që liderët botërorë të bëjnë më shumë për t’u lidhur me rininë e vendeve të tyre.

    Ish kryetari i kryeqytetit, San Salvador, i cili mori detyrën në qershor, është një përdorues i madh i mediave sociale. Në fjalën e tij, ai ia atribuoi fitoren e tij zgjedhore zotërimit të të platformave si Facebook Live, për të cilat tha se kundërshtarët e tij politikë nuk e kuptuan plotësisht.

    Pasi mbaroi fjalimin e tij, Bukele ngarkoi foton në Twitter, ku mori më shumë se 7000 pëlqime në më pak se një orë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!