×
  • Lajme
  • Botë

    Veterani që u gjymtua në Afganistan: Humba dy këmbët kot, shokët e mi vdiqën për asgjë – a ia vlejti, jo

    Reporteri
    17 Gusht 2021 | 14:53

    Një veteran i ushtrisë britanike që humbi të dy këmbët në Afganistan tha se kjo që ndodhi nuk ishte për “asgjë” dhe se ushtarët britanikë “vdiqën kot” ndërsa talebanët morën kontrollin e Kabulit, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.


    Eksperti i asgjësimit të bombave, Jack Cummings, 32 vjeç, tha se ai është “zemërthyer dhe i shkatërruar” duke parë Afganistanin të bjerë në duart e talebanëve pas tërheqjes së Perëndimit.

    Inxhinieri humbi tragjikisht të dy këmbët në Afganistan dhe kaloi një muaj në koma pas një shpërthimi.

    Ndërsa talebanët u kthyen në Kabul të shtunën, Cummings shënoi saktësisht 11 vjet nga dita që i ndryshoi jetën përgjithmonë.

    Në Twitter, ai shkroi:

    “A ja vlente? Ndoshta jo. A i humba këmbët për asgjë? Kështu duket. A vdiqën kot shokët e mi? Po”. Gjeneralmajori Charlie Herbert, i cili humbi shumë trupa në konflikt tha se “trimëria dhe gjakderdhja” e ushtarakëve dhe grave ishte “kthyer në pluhur në vetëm disa ditë të shkurtra”.

    “Sa e turpshme! Sa e pafalshme! Unë mezi kam fjalë për të përshkruar sa i zemëruar jam”, shkroi ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!