Një makinë ka hyrë me shpejtësi në një shëtitore për këmbësorët në qytetin Trier, që gjendet 120 kilometra larg nga Frankfurti.
Nga kjo ngjarje tragjike kanë vdekur dy persona dhe janë plagosur 15 të tjerë.
Akoma nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Policia e Trierit njofton se është arrestuar edhe vozitësi.
Bëhet fjalë për një 51-vjeçar nga rrethi i Saarburg.
Makina me të cilën është shkaktuar aksidenti është konfiskuar nga policia.
Organet e rendit iu kanë bërë thirrje që të shmangin kalimin në qendrën e qytetit, pranë zonës së rrethuar.
Nuk ka informacione nëse kjo është bërë me ndonjë qëllim.
Gjermania është përballur me disa incidente viteve të fundit.
Shumë prej tyre kanë përfunduar me viktima, raporton Tagesschau.de përcjell Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.