Disa pamje tronditëse të publikuara në mediat sociale përshkruajnë tmerrin, frikën dhe zemërimin e shtetasve kinezë, ndërsa i vendosin në karantinë për të parandaluar përhapjen e shpejtë të virusit.
Në video një grua mund të dëgjohet duke ulëritur teksa zyrtarët e vendosin në kuti metalike për ta dërguar për trajtim, transmeton Reporteri.net.
Zëvendëskryeministri i Kinës javën e kaluar urdhëroi autoritetet në Wuhan të karantinojnë të gjitha rastet e konfirmuara me koronavirus, raporton Daily Mail.
https://www.youtube.com/watch?v=T3wAIbDMvR4
Videoja, e cila u bë virale në Twitter, tregon një burrë dhe një grua, duke u vendosur në një kuti metalike, e cila ndodhet në bagazhin e një kamioni.
Një tjetër video tronditëse tregon një familje prej katër personash që nxirren nga ndërtesa nga oficerët e sigurimit.
Pamjet dyshohet se janë bërë në qytetin Nantong, në Kinë lindore. Vërtetësia e tyre nuk është konfirmuar ende.
/Reporteri.net