×
  • Lajme
  • Botë

    Vidhet vetura që bartte vaksinën anti-COVID në Florida

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 9:31

    Një person është duke u kërkuar nga autoritetet amerikane pasi dyshohet se kishte vjedhur një veturë që bartte vaksina anti-COVID.


    CNN njofton se ai vodhi veturën të mërkurën në Plant City, 60 milje nga Orlando.

    Autoritetet kanë bërë me dije se vaksina ishte menduar të shpërndahej në qendrën e vaksinimit të Plant City, në Straëberry Festival Grounds, ndërsa nuk është treguar sa doza ishin në të.

    Policia ka publikuar pamjet e personit të dyshuar duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!