×
  • Lajme
  • Botë

    Viktima e parë nga Coronavirusi në Serbi, vdes 59-vjeçari nga Vojvodina

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 20:02

    Në Serbi është shënuar viktima e parë si pasojë e koronavirusit.


    Numri total i të prekurve me koronavirus në vend është rritur në 135 ndërsa 32 raste janë konfirmuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

    Sipas të dhënave të publikuara në Worldometer, në Serbi janë dy persona që janë shëruar tërësisht nga Covid-19. Sa i përket viktimës, raportohet të bëhet fjalë për një 59-vjeçar i cili ishte nga Kikinda e Vojvodines. Kryeministrja e vendit, Ana Brnabić u shpreh se masat e izolimit “janë mundësia e vetme që sistemi shëndetësor i vendit ta perballojë koronavirusin.

    “Nese nuk i përmbahemi masave, edhe ne do të na gjejë e njejta gjë”, tha Brnabic duke përmendur numrin e personave që ndërruan jetë sot në Itali.

    Nga ana tjetër, Mali i zi ka konfirmuar 14 raste, një rast i ri është shtuar ditën e sotme. Maqedonia e Veriut numëron 70 të infektuar dhe Kosova 22.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!