Kompania “Pacific Gas and Electric”, e cila e furnizon me energji elektrike rajonin e Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara, është pajtuar që t’i paguajë 13.5 miliardë dollarë si dëmshpërblim për viktimat e zjarreve që u përhapen shkaku i defekteve në rrjetin elektrik.
Pajisjet e kësaj kompanie janë fajësuar për disa zjarre, përfshirë zjarrin më të madh dhe më shkatërrues në historinë e Kalifornisë.
Kjo kompani tashmë i ka dorëzuar dokumentet për falimentim dhe ka arritur marrëveshje me kompanitë e sigurimeve dhe autoritetet shtetërore.
Marrëveshja për dëmshpërblim të viktimave përfshin viktimat e zjarrit “Camp Fire”, ku vdiqën 85 persona, viktimat e zjarreve në pjesën veriore të Kalifornisë, ku vdiqën më shumë se 30 njerëz, viktimat e zjarrit të vitit 2016 në Oakland, ku vdiqën 36 njerëz, dhe viktimat e zjarreve të vitit 2015, ku vdiqën dy persona.
Shefi i kësaj kompanie, Bill Johnson, qëllimi kryesor i kompanisë prej kohës së këtyre fatkeqësive ka qenë dëmshpërblimi i drejtë i viktimave, shkruan “BBC”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.