Virologu gjerman Hendrik Streck beson se do të ketë valë të dytë dhe të tretë të infeksionit covid-19 dhe se shoqëria duhet të mësohet të jetojë me koronavirusin.
Në të ardhmen e afërt, ai nuk sheh përparim në zhvillimin e vaksinës, pavarësisht faktit se një numër i madh njerëzish janë të përfshirë në kërkime në të gjithë botën.
Streck nuk është i bindur në rezultatet e deritanishme në zhvillimin e një vaksine ose ilaçi. Prandaj, thotë ai, shoqëria duhet të jetojë me koronavirusin, transmeton Reporteri.
“Ne duhet të pajtohemi me atë dhe të bëjmë sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo do të thotë se do të kemi lëkundje të vazhdueshme, gjë që tashmë po ndodh”, shpjegoi një nga virologët kryesorë të Gjermanisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.