Meloni shpreson të forcojë udhëheqjen e saj duke e pozicionuar veten si ndërmjetëse midis BE-së dhe SHBA-së.
Takimi i parë zyrtar dypalësh i Giorgia Melonit me Presidentin e SHBA Donald Trump të enjten vjen në një moment vendimtar. Me Trump që kërcënon një luftë tregtare kundër BE-së, vizita e saj mund të jetë kyçe për të ndihmuar Italinë dhe Evropën të shmangin një përshkallëzim të tensioneve, shkruan Euronews.
Sipas Raffaele Marchetti, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Luiss në Romë “mundësia për të marrë koncesione është e kufizuar”. Ai tha se kjo mund të “përbëjë një problem” pasi “evropianët do të kërkojnë reagime për vizitën”.
Sipas Marchetti, temat në axhendë përfshijnë ekonominë, sektorin industrial dhe mbrojtjen.
“Meloni do të ofrojë një rritje në shpenzimet e mbrojtjes, një lëvizje që do të përfitojë nga fabrikat amerikane”, tha Marchetti për Euronews.
“Kjo mund të bie ndesh me planet e mbrojtjes të BE-së, të cilat duhet të fokusohen në mbrojtjen e industrisë evropiane të mbrojtjes.”
Meloni, e cila mbështet marrëveshjen e propozuar të BE-së për tarifat ‘zero për zero’ për mallrat industriale me SHBA-në, ka të ngjarë të nxjerrë në pah fuqinë e marrëdhënieve dypalëshe midis Italisë dhe SHBA-së dhe lidhjet e ngushta ekonomike midis të dyve – veçanërisht pasi SHBA është tregu më i madh tregtar i Italisë jashtë BE-së.
Por, siç thekson Marchetti, qëndrimi i Melonit ndaj SHBA-së pasqyron gjithashtu balancën e brendshme të pushtetit brenda qeverisë së koalicionit italian.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.