×
  • Lajme
  • Botë

    Vizitoi një klub nate edhe pasi kishte pasur kontakt me një të infektuar – kryeministrja e Finlandës kërkon falje

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 21:53
    Sanna Marin, ish-kryeministre e Finlandës

    Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka kërkuar falje pasi vizitoi një klub nate derisa kishte pasur kontakt me një person që ishte i infektuar me COVID-19.

    Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Marin u kritikua kur doli në klub gjatë fundjavës pasi e dinte se një ministër tjetër i qeverisë kishte rezultuar pozitiv me virusin.

    Finlanda nuk kërkon nga qytetarët e vaksinuar plotësisht që të izolohen në rast se bien në kontakt me ndonjë të infektuar, por këshillon ata të shmangin kontaktet sociale dhe të testohen.

    Bëhet e ditur se 36-vjeçarja, e cila ka marrë dy doza kundër COVID-19, fillimisht mbrojti veprimet e saj, duke thënë se ajo kishte ndjekur këshillën e Sekretarit të saj të Shtetit.

    Por në një postim në Facebook, ajo kërkoi falje për gabimin e saj dhe pranoi se duhej të kishte kontrolluar dy herë masat. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!