×
  • Lajme
  • Botë

    Vjen reagimi nga SHBA pas shembjes së ndërtesës të mediave në Gaza

    Reporteri
    15 Maj 2021 | 18:29

    Kulla Jala, e cila u shkatërrua nga sulmi ajror izraelit, gjithashtu strehoi zyrat e agjencisë së lajmeve Associated Press (AP) dhe Aljazeera.


    Tashmë kanë ardhur edhe reagimet e para rreth bombardimit të zyrës së mediave duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka reaguar përmes rrjetit sociale, Twitter.

    “Ne u kemi komunikuar drejtpërdrejt izraelitëve se garantimi i sigurisë dhe mos rrezikimi i gazetarëve si dhe mediave të pavarura është një përgjegjësi kryesore”, ka shkruar ajo.

    Ndërkohë, Presidenti dhe CEO i AP-së, Gary Pruit, ka thënë ndër të tjerash se ndihet i tronditur dhe tmerruar.

    “Ne jemi të tronditur dhe të tmerruar që ushtria izraelite shënjestrojë dhe shkatërrojë ndërtesën që strehon zyrën e AP-së dhe organizatat e tjera të lajmeve në Gaza. Ata kishin njohuri prej kohësh vendndodhjen e zyrës sonë dhe e dinin që gazetarët ishin atje. Ne morëm një paralajmërim se ndërtesa do të goditej”, pohoi ai.

    Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Izraelit ka arsyetuar sulmin duke thënë se ishte një strehë dhe zyre për inteligjencën ushtarake palestineze.

    Ndryshe, të paktën 139 njerëz janë vrarë në Gaza që nga e hëna, duke përfshirë 39 fëmijë dhe 22 gra. Tetë vetë u vranë në Izrael, duke përfshirë një djalë pesë vjeç dhe një ushtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!