President rus Vladimir Putin u shfaq sot në një vizitë në spitalin Kommunarka, në periferi të Moskës ku pacientët po trajtohen për koronavirusin e ri.
Para se të futet brenda spitalit ai është veshur me një kostum mbrojtës dhe është pajisur me një respirator, në mënyrë që të mos infektohet nga koronavirusi.
Edhe pse nuk ka shumë të infektuar, autoritetet ruse mendojnë se gjërat mund të ndryshojnë së shpejti dhe për këtë arsye po ndërtojnë një spital infektiv gjigant në periferi të kryeqytetit.
Zona është ajo e Voronovskoye, dhe nuk ka qendra banimi të rëndësishme afër. Fondet për ndërtimin janë tashmë lëvruar dhe punimet po fillojnë me ritme të larta. Spitali do të kushtojë 100 milionë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.