Këshilli i Federatës së Rusisë miratoi një ligj që lejon presidentin, Vladimir Putin të kandidojë përsëri në zgjedhjet presidenciale.
Një numër dispozitash ligjore janë formuluar në bazë të ndryshimeve në Kushtetutë, të tilla, si kufizimi i numrit të mandateve presidenciale për një person.
Ky ndryshim vlen për kreun aktual të shtetit, pavarësisht nga mandatet e mëparshme presidenciale. Ky rregull lejon që kreu aktual i shtetit të kryejë atë funksion edhe për dy mandate, raporton Politico.
Ligji përcakton që çdo shtetas rus mbi moshën 35 vjeçare, i cili ka qëndrim të përhershëm në vend për të paktën 25 vjet dhe nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë leje shtetësie ose qëndrimi të një shteti tjetër, mund të kandidojë për postin e presidentit të Rusisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.