Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë takimit të thirrur nga kryeministri britanik, Keir Starmer në Londër tha se Evropa duhet të forcojë ushtrinë e saj dhe t’i rris shpenzimet në mbrojtje.
“Bëhet fjalë për sigurinë e BE-së dhe ne duhet, në kushtet që jetojmë, të përgatitemi për më të keqen,” theksoi ajo, duke dërguar një mesazh për Shtetet e Bashkuara: “Jemi gati, së bashku me ju, për të mbrojtur demokracinë”.
Kjo deklaratë e presidentes së Komisionit Evropian, erdhi pas rritjes së tensioneve mes SHBA-së dhe Evropës, ku përveç kërcënimit për të rritur tarifat me 25% për kontinentin e vjetër, Donald Trump nisi negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë drejtpërdrejt me Rusinë, pa përfshirë Evropën ose shtetin e pushtuar në bisedime.
Dhe po ashtu, as SHBA-të dhe Ukraina nuk mundën të gjejnë një gjuhë të përbashkët.
“Duhet ta vendosim Ukrainën në një pozicion të forcës. Kjo do të thotë që ata mund të forcohen dhe mbrohen vetë. Në thelb, bëhet fjalë për të bërë Ukrainën një “iriq prej çeliku” që është e pathyeshme për pushtuesit e mundshëm”, shtoi von der Leyen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.