Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka përshkruar samitin e liderëve të mbajtur në Britani të Madhe si një “diskutim të mirë dhe të sinqertë”.
Megjithatë, ajo ka thënë se duhet të përgatiten për më të keqen.
“Tani është me rëndësi të madhe që të rrisim shpenzimet, është e rëndësishme që të përgatitemi për më të keqen”, ka thënë ajo, raporton BBC, transmeton Reporteri.net.
Ajo ka bërë të ditur se në samit diskutuan nevojën për garanci gjithëpërfshirëse të sigurisë, duke përfshirë vendosjen e Ukrainës në një pozicion të fortë dhe sigurimin që ajo të ketë mjetet për të “fortifikuar dhe mbrojtur” veten.
Von der Leyen ka vazhduar duke thënë se “ne duhet të kemi një rritje në mbrojtje, ne me të vërtetë duhet të rritemi masivisht”, duke shtuar se “nevojitet një plan i qartë nga Bashkimi Evropian dhe një qasje e përbashkët evropiane”, .
Ajo i ka dërguar gjithashtu një mesazh presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke thënë: “Ne jemi të gatshëm së bashku me ju për të mbrojtur demokracinë, për të mbrojtur parimin se ekziston një shtet ligjor që nuk mund të pushtoni fqinjin tuaj ose nuk mund t’i ndryshoni kufijtë me forcë”.
“Është në interesin tonë të përbashkët që të parandalojmë luftërat e ardhshme”, ka deklaruar ajo. /Reporteri.net./.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.