×
  • Lajme
  • Botë

    Von Der Leyen: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

    Reporteri
    13 Shtator 2023 | 17:25

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka mbajtur sot një fjalim në Parlamentin Evropian, ku ka folur edhe për të ardhmen evropiane të Ukrainës, vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Gjeorgjisë.

    Von Der Leyen ka thënë se është thënë qartë edhe nga Parlamenti Evropian, se e ardhmja e Ukrainës është në Bashkim Evropian.

    Ajo gjithashtu ka përmendur edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku bënë pjesë edhe Kosovës, se vendin e ka në BE.

    “Dhe kjo e ardhme është e qartë për t’u parë. Kjo Dhomë e ka thënë me zë të lartë: E ardhmja e Ukrainës është në Bashkimin tonë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin tonë. E ardhmja e Moldavisë është në Bashkimin tonë. Dhe unë e di se sa e rëndësishme është perspektiva e BE-së për kaq shumë njerëz në Gjeorgji”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!