Bashkimi Evropian do të sigurojë doza të mjaftueshme për të imunizuar 70 për qind të të rriturve deri në fund të korrikut.
Lajmin e ka bërë të ditur shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ditën e sotme.
Kujtojmë se më herët ajo kishte përmendur fundin e muajit shtator, por gjatë një vizite në një fabrikë belge për prodhimin e vaksinave, ajo e ndryshoi afatin.
“Unë besoj se deri në korrik do të kemi doza të mjaftueshme për të vaksinuar 70 për qind të të gjithë të rriturve në BE”, tha von der Leyen, në një fabrikë që prodhon vaksinën Pfizer/BioNTech.
Von der Leyen paralajmëroi se në ditët e ardhshme Europa do të arrijë një kontratë të re me kompaninë Pfizer/BioNtech për sigurimin e një shtese prej 1.8 miliardë dozave të vaksinës gjatë vitit 2020 dhe 2023.
Bëhet me dije se vaksina Pfizer/BioNTech, është më e shtrenjtë në krahasim me disa konkurrentë dhe përdor teknikën mRNA që mund të përshtatet me variantet e ardhshme të koronavirusit./Opinion.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.