×
  • Lajme
  • Botë

    Von der Leyen mbron Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të Trumpit

    Reporteri
    07 Shkurt 2025 | 12:10

    Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka reaguar ndaj vendimit të Trumpit për të vendosur sanksione kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

    “ICC garanton përgjegjësinë për krimet ndërkombëtare dhe u jep zë viktimave në mbarë botën. Ajo duhet të jetë në gjendje të ndjekë lirisht luftën kundër pandëshkueshmërisë globale. Evropa do të qëndrojë gjithmonë për drejtësinë dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar von der Leyen në X.

    Presidenti Donald Trump autorizoi të enjten sanksione ekonomike dhe udhëtimi ndaj punonjësve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale që hetojnë shtetasit amerikanë apo të vendeve aleate si Izraeli, duke përsëritur veprimet që ndërmori gjatë mandatit të parë në Shtëpinë e Bardhë.

    Vendimi përkon me vizitën në Uashington të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) së bashku me ish-ministrin e tij të mbrojtjes dhe një udhëheqës të grupit militant palestinez Hamas, në lidhje me luftën në Rripin e Gazës.

    Ende nuk dihen emrat e individëve të sanksionuar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!