×
  • Lajme
  • Botë

    Von der Leyen paralajmëron presidentin kinez nëse e furnizon Rusinë me armë

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 17:38

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të enjten u takua me presidentin e Kinës, Xi Jinping, të cilin e ka paralajmëruar që të mos dërgojnë armë në Rusi, ose kjo do të ndikonte “në mënyrë të konsiderueshme” në lidhjet me BE-në.

    Sipas presidentes së Komisionit Evropian, Xi do t’i telefonojë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky kur të është koha e duhur.

    “Ne llogarisim te Kina që të mos ofrojë asnjë pajisje ushtarake, drejtpërdrejt apo tërthorazi, për Rusinë, sepse të gjithë e dimë se armatosja e agresorit do të ishte kundër ligjit ndërkombëtar”, tha Von der Leyen për mediat pas takimit të saj me Xi, transmeton Reporteri.net.

    Tutje, ajo u shpreh: “Kjo me të vërtetë do të dëmtonte ndjeshëm marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Kinës”, tha Von der Leyen./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!