×
  • Lajme
  • Botë

    Von Der Leyen pranon se Evropa është vonuar me vaksinat anti-covid

    Reporteri
    10 Shkurt 2021 | 13:45

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka pranuar se BE-ja është vonuar me autorizimin e vaksinave kundër Covid-19, duke thënë: “Ne ende nuk jemi aty ku dëshirojmë të jemi”.


    Ajo i pranoi mangësitë gjatë reagimit të Komisionit Evropian për vaksinat gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian, shkruan BBC.

    Sidoqoftë, Von Der Leyen ishte e prerë se vendimi për të porositur vaksina në mënyrë kolektive ishte gjëja e duhur për ta bërë. Komisioni Evropian është kritikuar shumë për shkak të shpërndarjes së ngadalshme të vaksinave. Ky proces u godit edhe nga vonesat e shkaktuara nga prodhuesit AstraZeneca dhe Pfizer-BioNTech.

    “Ishim vonë me autorizimet. Ishim shumë optimistë kur erdhi puna te prodhimi masiv dhe ndoshta me shumë vetëbesim se ajo që porositëm në të vërtetë do të shpërndahej me kohë”, tha ajo, duke shtuar se do të jepen përgjigje për atë se çfarë shkoi keq.

    Programi i BE-së për vaksinim është bërë test i rëndësishëm politik për Komisionin Evropian, i cili e mori përgjegjësinë nga vendet anëtare për ta bërë shpërndarjen e vaksinave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!