Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë që shetet e Bashkimit Evropian kanë obligim moral që ti ndihmojnë afganët.
“Bashkimi Evropian është i vendosur fort për të vazhduar mbështetjen e OJQ -ve që veprojnë në vend,” tha Ursula von der Leyen, derisa deklaroi se miliona gra dhe fëmijë janë zhvendosur nga aeroporti i Kabulit, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Von der Leyen tha se BE-ja do të rrisë ndihmën humanitare, ndërsa paralajmëroi se komuniteti ndërkombëtar ka nevojë që të parandalojë që njerëzit të bien në duart e kontrabandistëve.
“Situata afgane duhet të jetë një shqetësimi kryesor i takimit të G-7 javën e ardhshme për të ndihmuar në krijimin e “rrugëve ligjore dhe të sigurta globalisht, të organizuara nga ne për ata që kanë nevojë për mbrojtje”, tha von der Leyen.
Shumë qeveri të Bashkimit Evropian janë të shqetësuar se kriza në Afganistan mund të çojë në një krizë emigrantësh si ajo e vitit 2015.
Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian tha se ndihmat e tyre do të lidhen edhe me respektimin e të drejtave të njeriut, grave dhe vajzave.
“1 miliardë euro në fondet e BE –së, të ndara për ndihmë zhvillimore për shtatë vitet e ardhshme lidhen me kushte të rrepta në Afganistan, që janë respektimin i të drejtave të njeriut, trajtimi i mirë i pakicave dhe respektimi i të drejtave të grave dhe vajzave”, shtoi ajo
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.