×
  • Lajme
  • Botë

    Votim historik në SHBA, Trump do t’i nënshtrohet procesit të shkarkimit

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 8:13

    Donald Trump është bërë presidenti i tretë në histori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do t’i nënshtrohet një procesi të shkarkimit në bazë të shkeljeve të parashikuara në Kushtetutë.


    Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi dy akuza për shkarkimin e presidentit Donald Trump.

    Akuza e parë ka të bëjë me abuzim të pushtetit pasi i kërkoi një tjetër vendi, në këtë rast Ukrainës, që të hetojë njërin nga kandidatët rivalë për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

    Akuza e dytë është se ka penguar Kongresin që të hetojë mbi këtë çështje.

    Votimi në Dhomën e Përfaqësuesve që kontrollohet nga demokratët ishte qartazi i ndarë në baza partiake.

    Mirëpo, gjyqi ndaj Trump do të behët në muajin janar në Senatin e kontrolluar nga republikanët ku presidenti pritet të shpallet i pafajshëm pasi gëzon mbështetjen dhe vetëm një ose dy nga partia e tij mund t’i dalin kundër.

    Gjithsesi, Trump tashmë do të ketë një njollë dhe do të hyjë në zgjedhje si kandidat i akuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!