×
  • Lajme
  • Botë

    Votohet Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut

    Reporteri
    30 Gusht 2020 | 23:47

    Pak para përfundimit të afatit të vendosur për debat parlamentar për përbërjen e qeverisë së re, është votuar Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, që do të udhëhiqet nga kryeministri Zoran Zaev.


    Qeveria është votuar me 62 vota pro dhe 51 kundër. Në përbërjen e re qeveritare do të jenë: LSDM dhe koalicioni “Mundemi”, BDI dhe PDSH.

    Në qeverinë e re do të jenë dy zëvendëskryeministra shqiptarë, kryeministri shqiptar në 100 ditët e fundit të mandatit, dhe 7 ministra tjerë shqiptarë, 6 nga BDI dhe 1 nga Lëvizja BESA. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!